REFORMA NE DREJTËSI/ Mblidhet sot komisioni i posaçëm

REFORMA NE DREJTËSI/ Mblidhet sot komisioni i posaçëm

55
0
Shares

Komisioni i posaçëm në drejtësi pritet të mblidhet paraditen e sotme për të miratuar draftin e ri të ndryshimeve kushtetuese. Ky draft është miratuar nga ekspertët e lartë dhe më pasë do ti përcillet Komisionit të Venecias.

 Paketa e ndryshimeve kushtetuese nuk u pranua nga opozita, por përveç mosmarrëveshjeve mazhorancë-opozitë në 11 pika, kontestime ka edhe brenda shumicës parlamentare. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë propozuan që nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen nga Presidenti, me propozim konsensual të grupeve parlamentare, ndërsa nga ana tjetër, ekspertët e nivelit të lartë, propozojnë një formulë tjetër të zgjedhjes së institucioneve të drejtësisë.

Sipas draftit, emërimi i nëntë anëtarëve të Kushtetuese bëhet 3 nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 gjyqtarë të kësaj gjykate, emërohen nga Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative. Përplasje ka edhe për përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ekspertë e Ministrisë së Drejtësisë kanë propozuar që KLGJ të përbëhet nga nëntë anëtarë, ndërsa ata të nivelit të lartë kanë vendosur për 11 anëtarë.

Drafti i ekspertëve redukton ndjeshëm kompetencat e Presidentit, ndërsa ai i Ministrisë i jep një dimension tjetër, duke propozuar edhe ngritjen e Këshillit të Drejtësisë në varësinë e Presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY