REFORMA NË DREJTËSI – REZOLUTA/ Prokurorët kundër draftit të Ekspertëve të Lartë

REFORMA NË DREJTËSI – REZOLUTA/ Prokurorët kundër draftit të Ekspertëve të Lartë

89
0
Shares

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë (UPRSH) ka reaguar sot nëpërmjet një Rezolute për draftin përfundimtar të Ekspertëve të Nivelit të Lartë lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Nëpërmjet kësaj Rezolute, UPRSH shpreh disa rezerva dhe kundërshti.
UPRSH kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përveçëm.
Nga ana tjetër UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi  rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
UPRSH shprehet edhe kundër zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm e 3/5, si edhe kundër ndarjes së organit të akuzës në dy degë: Prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër…

REZOLUTA E UNIONIT TË PROKURORËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

rrrz

BORDI DREJTUES
KRYETARI

REZOLUTË
Mbi projektligjin “Mbi disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë (UPRSH), pasi u njoh me draftin përfundimtar të Ekspertëve të Nivelit të Lartë lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë, paraqet nëpërmjet kësaj rezolute mendimin përsa i përket nevojës për reformën në drejtësi, qëndrimit ndaj kësaj reforme, sygjerimet dhe objeksionet lidhur me këtë draft kushtetues.
UPRSH shprehet në mbështetje të plotë të nismës për një reformë në sistemin e drejtësisë, reformë që duhet të fokusohet në rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, rritjen e pavarësisë dhe të kontrollit ndaj këtij sistemi.
UPRSH, përshëndet punën e ekspertëve të nivelit të lartë nëndërmarrjen  dhe draftimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese.
UPRSH kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.
Një kërkesë e tillë vjen natyrshëm nga parashikimet e dispozitave kalimtare të cilat nga njëra anë parashikojnë vazhdimin e mandatit për një sërë funksionarësh të këtij sistemi (anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese) dhe ndërprerjen e mandateve për një sërë funksionarësh të tjerë (anëtarë të KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm).
Ngritja e një sërë institucionesh të reja kushtetuese për kontrollin reciprok të njëri-tjetrit, duket se zbeh rolin e figurës bazë që është gjyqtari dhe prokurori.
UPRSH konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi  rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, trajtimin e tyre ekonomik dhe financiar, me mbrojtjen dhe rritjen e pavarësisë të prokurorit.
Parashikimi i nenit 179/2/b i ndryshimeve kushtetuese është një parashikim që le vend për diskutime dhe konsiderohet jo i drejtë.
Ky nen parashikon se vetëm gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë (të emërtuara SUBJEKTE nga kjo dispozitë) do të konsiderohen të EMËRUAR vetëm pas kalimit të vlerësimit dhe rivlerësimit nga KPK. Ky parashikim dëmton rëndë sistemin aktual në një kohë që gjyqtarët dhe prokurorët janë në detyrë dhe perfaqesojnë interesat e shtetit shqiptar nëpërmjet vendimeve përkatese.
Nëe po këetëe dispoziëte togfjalëeshi Vleresim dhe Rivleresim duhet te ndryshohet ne togfjaleshin Vleresim ose rivleresim, per sa kohe që rivleresimi eshte parashikuar vetem ne ato raste kur gjyqtari ose prokurori gjendet me shkelje ne performancen e tyre.
UPRSH konstaton se emerimi i Prokurorit te Pergjithshem me 3/5 e anetareve te Kuvendit, nuk I perligj kompetencat e parashikuara nga ndryshimet kushtetuese. Ne te njejten kohe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme  zgjidhet  me ligj, kur kompetencat e ketij drejtuesi ne hetimin e krimeve te zyrtareve te larte, gjyqtareve dhe prokuroreve jane te medha dhe me kompetence lendore ne te gjithe territorin e RSH.
Neni 179/9 i Ndryshimeve kushtetuese parashikon shkrirjen e Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda. Keto stuktura te specializuara kunder krimit te organizuar dhe krimeve te renda shkrihen sipas parashikimeve te ndryshimeve kushtetuese ne diten e miratimit te ndryshimeve kushtetuese dhe shqyrtimi i ceshtjeve ne gjykim do te rregullohet  me ligj. Gjyqtaret dhe prokuroret e ketyre gjykatave vleresohen brenda 2 muajve nga Keshilli i Larte i Prokurorise apo  Keshillii Larte i Gjyqesor. Pas perfundimit me sukses te procesit te vleresimit, gjyqtaret dhe prokuroret mund te paraqesin kerkese per t’u emeruar gjyqtare dhe prokurore.
Ky parashikim ne rastin me te mire, pas largimit nga detyra te prokuroreve prane gjykatave per krimet e renda, i le keta prokurore deri ne 8 muaj pa ushtruar detyren e tyre per te cilen jane emeruar (Keshilli i Larte i Prokurorise ngrihet brenda 6 muajve nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese) dhe  ne rastin me te keq, deri ne miratimin e kerkeses se tyre nga ana e Keshillit te Lartet te Prokurorise.
UPRSH shprehet se është e paqartë dhe jo natyrale ndarja e prokurorisë në dy “degë” të pavarura nga njëra-tjetra, Prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posacme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër. Prokuroria shqiptare është një e vetme pavarësisht veprave penale që ajo heton (sic funksionon në tërë vendet demokratike).
Formulimi i nenit 179/13 i draftit kushtetues eshte i paqarte dhe nuk reflekton statusin e njejte te gjyqtareve dhe prokuroreve ne detyre te emeruar sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Sipas nenit 179/b/1 rezulton se subjekt i vleresimit mund te jene dhe ish gjyqtaret ose ish prokuroret qe kerkojne me kerkese te tyre kete vleresim dhe qe permbushin kriteret ligjore.
UPRSH konstaton se vendosja   e ketij parashikimi te aneksi i amendimeve kushtetuese, ne pjesen e parashikimit te masave per rritjen e besimit te publikut, kur ky aneks eshte i perfshire per te vleresuar prokuroret edhe gjyqtaret ne detyre, krijon dy problematika.
– Se pari Komisioni i Posacem i Kualifikimit (ad hoc) krijohet me qellim rritjen e besimit te publiku, duke vleresuar ose rivleseruar gjyqtaret dhe prokuroret ne detyre.  Cmojme se ish gjyqtaret apo ish prokuroret nuk mund te behen pjese de facto i ketij vleresimi si persa i perket performances (duhet te kene kohe qe nuk kane dhene vendime),  vleresimit te pasurise (ideja e aneksit eshte te vleresohet pasuria e prokuroreve dhe gjyqtareve ne detyre) ashtu dhe e integritetit (qenia ne profesione te tjera e ketyre personave, si avokat nuk i pengon ata ligjerisht te perfaqesojne gjate punes se tyre persona te krimit te organizuar apo organizata kriminale).
– Se dyti, emerimi i ketyre  subjekteve pas vleresimit dhe trajnimit nje –vjecar ne Shkollen e Magjistratures, nuk eshte ne kompetence te ketij Komisioni, pasi rregullat per emerimin te gjyqtareve dhe prokuroreve te parashikuara ne dispozitat perkatese te ketij drafti kushtetues, percaktojne se jane KLGJ dhe KLP, organet  e vetme kushtetuese  qe kane te drejte per emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve.
UPRSH mbeshtet kontrollin e plote te pasurive dhe te integritetit te prokuroreve dhe gjyqtareve ne detyre, si kontroll i nevojshem per te larguar ata prokurore apo gjyqtare qe nuk justifikojne pasurite e tyre.
Ne te njejten kohe UPRSH shpreh shqetesimin përsa i perket kontrollit te performances, si nje kontroll qe mund te cenoje parimin e sigurise juridike dhe te ndikoje subjektivisht ne vleresimin e prokuroreve apo gjyqtareve.  Per me teper si aftesi prokuroriale (term i paqarte), aftesi organizative(nuk mund te matet  ne vleresimin tone), vendimet e mosfillimit te ceshtjeve penale (kur keto vendime as nuk nuk jane ankimuar ose jane shqyrtuar nga gjyakta kompetente) dhe aq me keq vendime te gjyaktave(qe kane marre forme te prere).
UPRSH shpreh shqetesimin e madh lidhur me paanshmerine dhe pavaresine e KPK dhe ky shqetesim behet edhe me i forte kur lidhet me afatin e vlefshmerise se mandatit te ketyre komisioneve te posacme. Pyetja qe shtrojme  eshte: -nese nje prokuror ka kaluar ne vleresimin e ketij komisioni dhe mandatii tij shtyhet per te bere te mundur vazhdimin e vleresimit per te tjere prokurore, prokurori qe i eshte nenshtuar vleresimit, a mund te jete perseri subjekt i vleresimit te ketij komisioni? Nese pergjigja do te ishte po, cmojme se ky komision, si shprehet Komisioni i Venecias me te drejte do te ndikoje negativisht ne punen e perditshme, do te krijoje tensione te medha dhe me tej, cmojme se do te jete nje mjet i forte presioni per prokuroret dhe gjyqtaret per nje periudhe 10 vjecare. Ne te njejten kohe ky vleresim ne cdo rast mbivendoset me vleresimin qe do te kryhet nga institucionet kushtetuese qe do te krijohen rishtazi KLGJ dhe KLP.
Lidhur me procesin e vleresimit te subjekteve te parashikuar ne aneksin e projekt-amendamenteve kushtetuese, në projekt-amendamentet kushtetuese zgjidhja është dhënë me mjete të jashtëzakonshme për një periudhë tre vjecare dhe nga një organ jashtë sistemit të drejtësisë, ad hoc, sikur është Komisioni i Kualifikimit. konstatojme  se nuk ka legjitimitet kushtetues. Nje funksion te tille duhet ta kryejne organet qe krijohen sic jane Keshilli i Larte Gjyqesor dhe Keshilli i Larte i Prokurorise. Vlerësojme  se masa të tilla të gjetura jashtë sistemit të drejtësisë nga persona të ardhur nga jashtë sistemit do të jenë një mënyrë jo profesionale dhe ligjore për të konfirmuar apo jo statusin e gjyqtarit apo prokurorit.
Kushtetuta parashikon ndalesën kategorike edhe pas ndryshimeve kushtetuese të hartuara si draft, se Kuvendi nuk mundet të krijojë kurrësesi gjykata të jashtëzakonshme apo Gjykata speciale (neni 135 paragrafi 2 i Kushtetutës). Krijimi i Komisionit te Pavarur te Kualifikimit te Shkalles se Pare, perben krijimin e nje organi quasi-gjyqesor, per nga menyra se si ai do te funksionoje, kompetencat, vendimmarrja e tij, etj, çka bie ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, por edhe me faktin se ky organ do te mbivendoste kompetencat dhe do te “sfumonte” funksionimin e organeve “natyrale” te drejtesise sic jane Keshili i Larte Gjyqesor dhe Keshilli i Larte i Prokurorise.
Ne nenin “ç” pika 2 “Vleresimi i kualifikimit” te aneksit te projekt-amendamenteve kushtetuese, parashikohet se Gjykata Kushtetuese nuk mund te shqyrtoje ankimet individuale te subjekteve te vleresimit, te cilet shkarkohen si rezultat i procesit te vleresimit, por nderkohe keto subjekte mund ti drejtohen organeve kompetente nderkombetare. Nje parashikim i tille bie ndesh jo vetem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise por edhe me praktiken e konsoliduar tashme te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, ku ne nje sere vendimesh gjyqesore (Olujic v Croatia; Baka v Hungary; Albert and Le Compte v Belgium)  eshte konsoliduar tashme praktika qe shterimi i mjeteve juridike te brendshme duke ju drejtuar organeve gjyqesore kompetente te nje vendi, eshte parakushti per t’ju drejtuar me pas Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Parashikimi aktual ne nenin “ç” te pikes 2 te aneksit te projekt-amendamenteve kushtetuese, eshte antikushtetues, duke mohuar keshtu te drejten e ankimit ne organet gjyqesore te njohura me Kushtetute si te tilla dhe duke ja lene shqyrtimin e vendimit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, nje organi “jashte gjyqesor” siç eshte Kolegji i Posacem i Kualifikimit. Pyetja qe lind ne kete rast eshte se cfare do te ndodhe nese ne rast te nje ankimi eventual ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, nese procedura e shkarkimit te nje gjyqtari apo prokurori do te gjendej antikushtetuese dhe ne shkelje te nje procesi te rregullt ligjor, bazuar ne normat e KEDNJ?  Ne kete kuptim, procesi i vleresimit dhe rivleresimit te gjyqtareve dhe prokuroreve ne detyre duhet patjeter, sic e ka shprehur edhe Komisioni i Venecias, te garantoje te drejten per nje proces te rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ), ku çdo subjekt qe i nenshtrohet procesit te vleresimit dhe rivleresimit duhet te kete mundesine e ankimit ne nje gjykate te pavarur, kompetente, te krijuar me ligj. Parashikimi i bere me siper ne aneksin e projekt-amendamenteve kushtetuese, e cenon kete parim.
Parashikimi në dispozitat kushtetuese (aneksin e saj) se barra e provës për justifikim e pasurisë i kalon gjyqtarit/prokurorit është parashikim diskriminues duke i konsideruar prokurorët dhe gjyqtarët de facto si subjekte të Ligjit “Antimafia”.
UPRSH cmon se krijimi i komisioneve të vecanta për kontrollin e pasurive dublon punën e ILDKPKI, institucion i cili prej vitesh kryen të njëjtën detyrë dhe që pas draftit kushtetues do të informojë KPK për pasuritë e subjekteve.
UPRSH cmon se gjyqtaret dhe prokuroret duhet te kene te drejten per t’u ankuar  kunder vendimeve te KPK dhe te KLGJ apo KLP ne nje organ te paravarur, qe eshte gjykata. Zgjedhja e ofruar nga drafti i Ministrise se Drejtesise per  shqyrtimin  e procedimeve disiplinore nga pese gjyqtare te Gjykates se Larte dhe  shqyrtimin e ankimit ne Tribunalin e Drejtesise  nga nje trupe gjyqesore prej nente anetaresh anetare te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, jep nje mbrojtje te drejte per gjyqtaret dhe prokuroret, duke qene dhe ne perputhje me KEDNJ dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
UPRSH shpreh dhe dakortesine per parashikimin ne draftin e Ministrise se Drejtesise te detyrimit  mostransferimit te prokurorit pa  pelqimin e tij si dhe te rasteve te shkarkimit nga detyra, parashikime qe rrisin qarte pavaresine e prokurorit ne vendimarrjen e tij duke i siguruar nje mbrojtje  gjate ushtrimit te detyres.
UPRSH shpreh gjithashtu dakortesine per parashikimin ne draftin e Ministrise se Drejtesise në lidhje me përbërjen e KPL dhe KPGJ dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, parashikime qe rrisin qarte pavaresine nga politika të prokurorit ne vendimarrjen e tij duke i siguruar nje mbrojtje  gjate ushtrimit te detyres.

KRYETARI
NDINI TAVANI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY