REFORMA NË DREJTËSI/ Mblidhet Komisioni Posaçëm, Eduard Halimi: Koha të heqim maskat...

REFORMA NË DREJTËSI/ Mblidhet Komisioni Posaçëm, Eduard Halimi: Koha të heqim maskat jo të fshihemi pas ekspertëve

57
0
Shares

Sikurse ishte paralajmëruar, është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm i Drejtësisë.
Pas prezantimit të punës së ekspertëve, deputeti i PD-së Eduard Halimi ka marrë fjalën dhe ka shprehur rezervat dhe kundërshtitë e tij për draftin e Ekspertëve të Lartë, të mazhorancës.
Sipas Halimit, “Ku komision duhej të mblidhej që në 22 dhjetor, pikërisht një ditë pasi mbërritën rekomandimet e Komisionit të Venecias, gjë që nuk ka ndodhur. Për pasojë, ekspertët janë mbledhur vetë, dhe kanë diskutuar dhe konkluduar në këtë draft. Pyetja është, nga i morën detyrat dhe porositë këta ekspertë? Ata i marrin nga ne detyrat dhe porositën. Si u mblodhën ata dhe konkluduan në këtë draft”, u shpreh deputeti i PD-së.
Më tej, Halimi ka këmbëngulur se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet ët jenë udhërrëfyesi i draftit për reformën në drejtësi, duke apeluar se nuk duhet të fshihemi pas ekspertëve.
“Nuk është momenti të fshihemi pas ekspertëve. Baza duhet ët jenë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Diskutimi mbi këto rekomandime do të tregojë se kush është për standardet e Venecias dhe kush është për ti ikur atyre… Në qoftë se është kjo e dyta, atëherë kemi të bëjmë me një përdorim politik të ekspertëve. Duhet të dalim me një draft të vetëm, në bazë të 138 rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Koha të heqim maskat përballë publikut”, u shpreh më tej Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY