Kryeministri Rama fsheh takimin me ambasadorin rus

Kryeministri Rama fsheh takimin me ambasadorin rus

72
0
Shares

Në foto Kryeministri Rama dhe ambasadori rus, Aleksandër Karpushin më 11 janar 2015

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur të fshehur një takim të zhvilluar mes tij dhe ambasadorit rus në Tiranë.

Takimi me ambsadorin e Rusisë, Aleksandër Karpushin, u zhvillua më 11 janar dhe janë trajtuar disa cështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Shqipëri-Rusi.

Të tilla kanë qënë nevoja e një dialogu gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe Shqipërisë. Sipas njoftimit rus për takimin, dy vendet duhet të zhvillojnë dialogun pavarësisht koniunkturës aktuale ndërkombëtare, dhe se midis të dyja vendeve ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim.

Kryeministri i i Shqipërisë, Rama ka shprehur interes për tërheqjen e investimeve ruse, veçanërisht në sferën e turizmit.

Të dy palët kanë rënë dakord që platforma me e përshtatshme për dialogun për bashkëpunimin në sferën e investimeve dhe fusha të tjera të lidhura me ekonominë duhet të jetë Komisioni Ndërqeveritar Rusi – Shqipëri, thotë njoftimi për shtyp rus për këtë takim.

Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë u shpreh për çuarjen përpara të lidhjeve midis rajoneve dhe bashkive të Rusisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se kjo mund të shërbejë si një impuls për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, dhe mbështeti disa projekte në kuadër të bashkëpunimit kulturor, thekson ambasada ruse.

Ambasadori rus në Tiranë është ndër më aktivët që nga rivendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitin 1990. Ai ëhstë prezent në media dhe ndërkohë bën edhe debat për komente të ndryshme që trajtojnë cështje të politikës së jashtme ruse dhe ndikimin rus në rajon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY