KLD shton 6 gjyqtarë tek Apeli Administrativ, rrëzon dhe një kërkesë të...

KLD shton 6 gjyqtarë tek Apeli Administrativ, rrëzon dhe një kërkesë të Manjanit

82
0
Shares

KLD i mbledhur sot në drejtimin e Presidentit Bujar Nishani nisi me përfshirjen në rendin e ditës së kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, për shtimin me 6 gjyqtarë në organikën e Gjykatës së Apelit Administrativ, kërkesë e cila u miratua nga KLD.

Anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, të z. Pashk Gjaci dhe si kryetar të Gjykatës së Parë Pukë z. Izet Kadana.

Këshilli vendosi rikthimin në vendin e mëparshëm të punës, pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër të z. Izet Salaj. Më pas Këshilli rishpalli dy vende vakante për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për kryerjen e inspektimit të përbashkët me Inspektoratin e KLD-së, ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, Stavri Kallco.

Në vijim të mbledhjes, KLD shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, z. Liradin Lila.

Bazuar në informacionin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në referencë të përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës, si dhe nenit 20 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, anëtarët e Këshillit vendosën të shkarkojnë nga detyra znj. Parashqevi Ademi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

KLD rrëzoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY