Tiranë, 33 vjecari përndjek 16 vjecaren: E kam seriozisht, dua të fejohem!

Tiranë, 33 vjecari përndjek 16 vjecaren: E kam seriozisht, dua të fejohem!

99
0
Shares

Një 33-­vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Bathore. I arrestuari është shtetasi me iniciale Sh.M., banues në Bathore, dhe është vënë në pranga me akuzën e “përndjekjes” dhe “ngacmimit seksual”.
Ngjarja është denoncuar pasditen e së hënës në Komisariatin nr.5 nga vajza e dëmtuar, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga nëna e saj. Në prezencën e një psikologeje, 16-­vjeçarja me iniciale G.D., nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” të Kamzës, ka treguar se prej më shumë se 6 muajsh ngacmohej nga një person, të cilin ajo nuk e njihte.
Vajza ka deklaruar se ky person e priste thuajse çdo ditë te dera e shkollës dhe e ndiqte gjatë gjithë rrugës kur ajo kthehej në shtëpi. Madje, në disa raste, ka hipur në të njëjtin autobus me të, kur ajo kthehej nga Kamza drejt shtëpisë së saj në Bathore, dhe e ka prekur në vende intime, duke e ngacmuar seksualisht.
Vajza ka deklaruar se më përpara kishte turp t’i tregonte të ëmës se çfarë po i ndodhte, edhe pse kishte filluar të frikësohej nga personi i panjohur. Por së fundmi situata kishte nisur të bëhej edhe më e rëndë, pasi i dyshuari i kishte folur me fjalë shumë të rënda, madje edhe duke e kërcënuar, në mënyrë që të niste një lidhje dashurie me të.
Për këtë arsye, 16­vjeçarja dy ditë nuk kishte shkuar në shkollë, pasi kishte frikë nga 33-­vjeçari, i cili kishte filluar t’i shkaktonte gjendje ankthi. Ajo është bindur t’i tregojë të ëmës vetëm pas këmbënguljes së saj, pasi dyshonte se diçka nuk shkonte me të bijën, duke qenë se ajo nuk kishte shkuar dy ditë në shkollë.
Sapo ka mësuar se çfarë i kishte ndodhur, nëna ka marrë vajzën dhe është paraqitur në polici. Burimet thanë se menjëherë pas kallëzimit, kanë nisur hetimet dhe është vendosur që të bëhej ndalimi në flagrancë i të dyshuarit.
Ai u arrestua mesditën e së martës, në kohën kur sërish i ishte vënë pas 16­vjeçares, teksa ajo po shkonte në shtëpi. Gjatë marrjes në pyetje, 33-vjeçari Sh.M ka mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht të miturën, duke treguar se kishte qëllime serioze dhe donte të fejohej me të, për këtë arsye i kishte folur disa herë te shkolla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY