Ilir Memushaj kërcënohet në burg nga nipi i Kasajt

Ilir Memushaj kërcënohet në burg nga nipi i Kasajt

150
0
Shares

Ilir Memushaj, i cili mbahet në burg me dyshimin se u përfshi në vrasjen e Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti, ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën, shkruan shqiptarja.com.

Nga sa mësohet, në paraburgimin e Fierit ndodhet dhe njëri nga nipat e viktimës Denis Kasaj, i cili ka kërcënuar me jetë Ilir Memushaj, por kjo gjë nuk është deklaruar zyrtarisht nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Vetë Memushaj në deklarimet e tij para prokurorëve të Fierit nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastratit dhe Elton Margaritit. Sipas tij, ai nuk ka njohje fare me viktimat dhe nuk ka pasur konflikte me ta.

Memushaj u gjet i implikuar në vrasjen e Fierit pasi një kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qira në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e Ilir Memushajt, i cili është arrestuar menjëherë nga policia teksa ishte duket udhëtuar në Vlorë me një automjet tip “Audi”, shkruan shqiptarja.com.

Vlonjati Memushaj është identifikuar si personi që ka marrë me qera automjetin tip “Toyota” tre ditë para vrasjes, e cila është përdorur në pritën e ngritur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të vjetër”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY