Foto Ilustruese
Një zjarr ka rënë në mesnatë në ambientet e komisariatit të Kavajës, ndërsa mësohet se është djegur makina e një punonjësi policie, si dhe një tjetër mjet i bllokuar.
Burime nga policia thanë se rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kavajës
Më datë 06. 04. 2017, rreth orës 23:37, në parkingun brenda Komisariatit të Policisë Kavajë, ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”, në pronësi të punonjësit të policisë J. B., ku si pasojë e flakëve është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale. Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/