Reshje intensive të dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës, që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës. Trashësia arrin deri në 10 cm, ndërsa në zonat malore në lartësi mbi 800 m kalon në 25-30 cm. Rruga nacionale Peshkopi- Qafa e Buallit kalohet normalisht pa probleme, ndërsa janë në gatishmëri 10 mjete borëpastruese dhe 3 fadroma.
Rruga Peshkopi-Kala e Dodës kalohet me zinxhirë, për shkak se trashësia e borës është më e madhe. Ura e Çerenecit – Steblevë , qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë dhe nuk janë shfaqur ende probleme. Rrugët rurale kanë filluar të paraqesin probleme, ndaj policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët.
E izoluar plotësisht është njësia Administrative Lurë, e cila prej disa ditësh nuk komunikon me Dibrën. Probleme ka edhe në disa fshatra të Selishtës dhe të Kalasë së Dodës. Vazhdojnë të jenë të izoluar fshati Radë i Kalasë së Dodës, fshatrat Bellovë, Cerjan dhe Zagrad të Njësisë Administrative Melan, që prej dy javësh, pasi rrugët janë dëmtuar nga përrenjtë malorë dhe Bashkia nuk ka marrë masa për t’i riparuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/