Laç, eksploziv në portën e shtëpisë, 5 të shoqëruar, Pronari: S’kam...

Laç, eksploziv në portën e shtëpisë, 5 të shoqëruar, Pronari: S’kam konflikte

73
0
Shares

Ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në portën e një banese në qytetin e Mamurrasit. Eksplozivi ishte vendosur të portën e jashtme të ndërtesës, e cila është në pronësi të shtetasit Lek Frroku nga qyteti i Laçit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda.

Policia ka nisur hetimet, kurse pronari i banesës thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt. Grupi hetimor ka shoqëruar 5 persona, të cilet po merren në pyetje rreth ngjarjes, por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY