ARRSH: Ja akset me probleme nga dëbora dhe ku duhen përdorur zinxhirët

ARRSH: Ja akset me probleme nga dëbora dhe ku duhen përdorur zinxhirët

59
0
Shares

Ndërkohë që reshjet e dëborës dhe të shiut vazhdojnë në disa zona të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka sugjeruar udhëtarëve që të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa ka rekomanduar dhe akset ku përdorimi i tyre është i domosdoshëm.

Kështu, përmes një njoftimi për shtyp ARRSH njofton se, qarkullimi me zinxhirë është i nevojshëm në akset Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë; Pogradec-Qafë Plloçë, Podgorie-Liqenas, deri në Doganë të Goricës në juglindje të vendit.

Në qarkun e Kukësit kalohet me zinxhirë aksi Tuneli i Thirrës-Kalimash-Morinë. Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit, pavarësisht reshjeve akset rrugore janë të kalueshme pa nevojën e zinxhirëve. Nga të dhënat e fundit mësohet se rreshje bore po bien edhe në Qafën e Llogarasë, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY