Shërbimi metereologjik i ushtrisë njofton se sonte gjatë natës dhe nesër në orët paradites do të ketë reshje bore në Tiranë dhe në një pjesën më të madhe të vendit.
Në vendet e ulta dhe pjesën veri-lindore, jug-lindore të territorit dita e nesërme parashikohet të gdhijë edhe me reshje dëbore, këto me intensitet më të lartë do të jenë në pjesën veri-lindore dhe jug-lindore të territorit ndërsa në kryeqytet në lartësitë mbi 150 m do të ketë edhe reshje dëbore kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e para të ditës.
Për sa i përket temperaturave nesër parashikohet të kenë një rënie të ndjeshme kryesisht në vlerat e tyre minimale dhe më konkretisht parashikohen të jenë në vendet malore -6 -1 madje do të ruajnë vlera negative dhe në orët e mesditës ndërsa në vendet e ulëta -3 5 gradë dhe bregdeti -1 deri në 7 gradë celcius.
Për sa i përket pastaj fillimit të javës dita e hënë do të ndikojë nga masa ajrore të ftohta kontinentale të cilat do të sjellin një mot kryesisht me kthjellime në Ultësirën Perëndimore ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje të territorit do të ruhen një sistem vranësirash të përkohshme me reshje të izoluara në formën e dëborës.
Është për të theksuar se do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të prekin vlera disa gradë nën 0 të cilat, ne zonat malore deri ne -17 si do të bëjnë prezentë gjatë ditës madje dhe ngricat në pjesën më të madhe të territorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/