Austria vendos anulimin e rregullave të Shengenit

Austria vendos anulimin e rregullave të Shengenit

86
0
Shares

Austria ka vendosur që të anulojë përkohësisht rregullat e Shengen mbi lëvizjen e lirë në Europë si dhe të forcojë kontrollin ndaj personave që hyjnë në vend.

Kjo është bërë editur nga kancelari Werner Faymann në një intervistë për një gazetë vendase. Faymann njoftoi dhe për një ndryshim të ndodhur në dikasterin e mbrojtjes, ku ministër i ri do të jetë Hanspeter Doskozil, i cili deri më sot ishte shef i policisë austriake. “Njësoj siç bën Gjermania, kemi vendosur që të shtojmë kontrollet në kufinjtë dhe të bëjmë riatdhesime”, tha kancelari austriak duke theksuar se çdokush që mbërrin në Austri do të kontrollohet.

“Kush nuk ka të drejtë për të përfituar azil do të kthehet mbrapsht. Për të kaluar kufirin nevojitet një kartë e vlefshme idenditeti e cila duhet të paraqitet në kërkesën tek autoritetet austriake. Nëse BE nuk e bën, nuk mbron kufinjtë e jashtëm të Shengen, atëherë ekzistenca e marrëveshjes do të bjerë”, shtoi më tej Werner Faymann.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY