Horoskopi, 17 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 17 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

65
0
Shares

Dashi
Dita do të jetë e kënaqshme dhe plot relaks për të lindurit e kësaj shenje. Lini mënjanë çdo ankth të punës dhe përkushtojuni vetëm kujdesit ndaj vetes. Një drekë e kënaqshme në shoqërinë e familjarëve do ju dhurojë qetësinë absolute. Lëreni veten të lirë në raport me partnerin apo me persona të tjerë të dashur, pasi kohëve të fundit nuk ju keni kushtuar vëmendjen që meritojnë.

Demi
Me ndikimin pozitiv të Hënës në shenjën tuaj, ju do të kaloni një të diel siç nuk e keni kaluar prej kohësh. Do të keni vëmendjen e partnerit dhe ata që janë në një lidhje fikse do të kenë një dialog pozitiv dhe shkëmbim idesh lidhur me të ardhmen apo për projekte që presin të realizohen. Ndërsa për ata që janë vetëm, kjo ditë mund të sjellë mundësi të reja.

Binjakët
Kjo e diel do të jetë e mbushur me melankoli, pasi do të përfshiheni nga kujtimet e së shkuarës, të cilat tani do t’ju duken mjaft speciale. Disa vështirësi ju kanë detyruar të bëni zgjedhje të vështira kohëve të fundit. Mos u shqetësoni, pasi shumë shpejt do të gjeni harmoninë që ju mungon.

Gaforrja
Do të shfaqni ndonjë hezitim të vogël në dashuri dhe nuk do të arrini më të ndiqni ritmin e historisë tuaj. Nëse keni dyshime, sqarojini me partnerin shqetësimet tuaja. Në çdo rast, përveç anës sentimentale, kjo e diel do të jetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës.

Luani
Do të jeni mjaft të tensionuar, për shkak të disa shqetësimeve lidhur me punën. Do të keni shumë ambicie, por arritja e objektivave nuk do të jetë e lehtë. Për këtë arsye, një zhgënjim i vogël, mund të prishë humorin tuaj dhe vetëm kush do ju kuptojë, do arrijë që t’ju rikthejë sërish buzëqeshjen.

Virgjëresha
Momentet e tensionit të së kaluarës janë të vështira për t’u harruar, sidomos në fushën e ndjenjave. Por pavarësisht disa keqkuptimeve, do të arrini të vlerësoni anët pozitive të partnerit. Këshillohet që mbrëmjen e kësaj të diele ta kaloni në shtëpi të relaksuar, ndoshta duke u marrë me gjërat për të cilat keni më shumë interes.

Peshorja
Kjo ditë do të jetë mjaft e kënaqshme, për t’u kaluar në shoqërinë e familjes. Megjithatë mund ta gjeni veten të angazhuar në disa gjëra, pasi një mik do ju kërkojë një nder dhe ju nuk do mund të tërhiqeni. Vëmendja juaj do jetë e përqendruar tek personat që keni për zemër dhe do të shqetësoheni lidhur me nevojat e tyre.

Akrepi
Çaste tensioni në dashuri. Ndonjë zënkë me partnerin, nuk do mund të shmanget, sidomos pasi Hëna ka ndikim negativ dhe ju nuk do arrini të jeni të qetë siç duhet. Megjithatë bëni kujdes të mos e teproni me fjalët, pasi në të kundërt rrezikoni të çoni dëm gjithë ditën.

Shigjetari
Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe ju do kaloni një pjesë të kohës duke biseduar me miqtë ose duke ndihmuar dikë në vështirësi. Vullneti juaj do të vlerësohet dhe do t’iu bëjë shumë të lumtur fakti që do ndihmoni dikë që ndodhet në vështirësi.

Bricjapi
Gjatë kësaj të diele do ua përkushtoni vëmendjen tuaj vetëm familjes dhe për ju do jetë i kënaqshëm qëndrimi në shtëpi dhe bashkëpunimi në harmoni brenda strehës tuaj. Në mëngjes do të keni shumë energji dhe vitalitet dhe do të arrini të përfundoni disa çështje të lëna pezull.

Ujori
Do t’iu duhet të bëni llogaritë me dikë të familjes. Pavarësisht ndonjë keqkuptimi të vogël, mos lejoni që të mposhteni nga negativiteti, por mundohuni të qëndroni optimist. Do të arrini të zgjidhni shpejtë të gjitha gjërat që ju shqetësojnë, kështu që do mund të relaksoheni siç e meritoni.

Peshqit
Do të kaloni një të diel plot alegri. Optimizmi juaj do jetë ngjitës dhe më në fund do arrini të relaksoheni dhe të shtyni angazhimet tuaja të punës. Në dashuri kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për beqarët të cilët kanë vendosur të rifuten në lojë. Me pamjen e tyre do të ndihen më të sigurt dhe tërheqës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY