Një kompani izraelite ka prodhuar ndoshta dronin më praktik deri më sot, një arritje që flet për revolucion në udhëtimin ajror.
AirMule, e cila mund të ngrihet nga toka vertikalisht, është projektuar për kushtet ku ulja e një helikopteri do të ishte e pamundur, si p. sh.:, ulja në një fushëbetejë.
AirMule, që ndryshe quhet droni-ambulancë, është prodhuar nga një kompani izraelite për robotë. Ai është projektuar për të udhëtuar deri në 31 milje dhe të mbajë pesha deri në 450 kg.
Me vetëm një motor, droni kreu testin e parë të fluturimit në aeroportin e Megidos në Izrael. Prodhuesit thonë se ky mjet fluturues do t’u vijë në ndihmë njerëzve gjatë përmbytjeve, aksidenteve të rënda, zjarreve etj, emergjenca këto që helikopterët e kanë të pamundur të ofrojnë ndihmën e duhur për njerëzit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/