“Daily Mirror”: Kanabisi shqiptar financon ISIS-in

“Daily Mirror”: Kanabisi shqiptar financon ISIS-in

71
0
Shares

Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror” e së dielës, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga ferma shqiptare e drogës.

“Shteti Islamik, thekson gazeta, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”.

“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajne atë në Europë”, shkruan “Daily Mirror”.

“ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdisshme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafias shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”, thotë gazeta britanike.

“Jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”, shtohet në artikull.

Gazeta citon ekspertin Dr. Marjan Nikolovski, i cili paralajmeron se “Britania është tregu kryesor për kanabisin shqiptar. ISIS është i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin. Ndaj kushdo që blen drogë në Britani financon terroristët”, citon gazeta ekspertin e sipërpërmendur.

Shkrimi nuk ofron ndonjë fakt konkret për të vërtetuar këtë pretendim, që duket shumë spekulativ për të qenë i vërtetë.

Faktikisht, Britania nuk është tregu kryesor i kanabisit shqiptar. Operacionet policore britanike të viteve të fundit kanë kapur kokainë dhe heroinë nga grupet kriminale shqiptare dhe jo kanabis.

Edhe ai kanabis i kapur, i kultivuar nga shqiptarët është kultivuar nëpër shtëpi të marra me qira në Angli e Uells dhe nuk ka qenë kanabis i ardhur nga Shqipëria.

Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it. /Top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY