Tiranë, plagoset punonjësi, grabiten 1 milion lek nga dyqani kompanisë celulare

Tiranë, plagoset punonjësi, grabiten 1 milion lek nga dyqani kompanisë celulare

79
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme një shtetas arriti të vjedhë një dyqan të një kompanie celulare në Tiranë dhe plagosi lehtë me thikë punonjësin e saj. Ndërkohë, mësohet se policia arrestoi autorin e dyshuar si edhe sekuestroi provat materiale si shall, kapuç, doreza, armën e ftohtë  (thikë) dhe një sasi lekësh.
Ngjarja ka ndodhur në  rrugën “Ali Demi ”, ku nga një person i maskuar është kryer vjedhja duke ushtruar dhunë fizike ndaj  punonjësit  të dyqanit të një kompanisë celulare , shtetasit B. Sh., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë. Jo vetëm kaq, por si pasojë e goditjeve me thikë, ka ngelur i plagosur lehtë shtetasi B. Sh. 
Nga ana e grabitësit është vjedhur një shume prej 10 000 lekësh e xhiros së këtij dyqani.
Shtetasi B. Sh., pasi ka marrë mjekim në spital, gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit është bëre e mundur kryerja e veprimeve hetimore e procedurale dhe si rezultat i tyre sot është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili rezultoi të jetë 21 vjeçari Fatjon Bregu, lindur dhe banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën  dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma (thikë)  me të cilën kishte realizuar këtë vjedhje, teshat që kishte veshur, dorezat si dhe shalli e kapuçi me te cilat kishte mundur te maskohej gjatë realizimit të vjedhjes. Gjithashtu u bë e mundur dhe sekuestrimi i një sasie nga shuma e lekëve të vjedhura.
Materialet procedurale do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprat  penale të “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë”, parashikuar nga Neni 139, 279 dhe 89 i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY