Furgoni aksidentuar
Një furgon udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe disa persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pukë – Shkodër, në afërsi të vendit të quajtur ish-miniera e Lufit.
Dyshohet se si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, furgoni ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar poshtë një ure.
Furgoni aksidentuar
Nga informacionet paraprake, mësohet se 7udhëtarë, përfshirë dhe drejtuesin, të lënduar janë dërguar në spitalin e Pukës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, mësohet se terreni i rrëshqitshëm për shkak të ngricave si dhe mospajisjes së furgonit me zinxhirë, janë shkaqet e këtij aksidenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/