Pezullohet gjyqi ndaj Mark Frrokut, avokatët padisin Belgjikën në Gjykatën e Strasburgut

Pezullohet gjyqi ndaj Mark Frrokut, avokatët padisin Belgjikën në Gjykatën e Strasburgut

55
0
Shares

Avokatët e ish deputeti Mark Frroku padisin shtetin belg në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
ABC News ka mësuar se avokatja belge ka paditur shtetin e saj, për shkak të pezullimit të procesit gjyqësor në Bruksel. Ajo e cilëson pezullimin e procesit gjyqësor si shkelje e të drejtës themelore të njeriut. Sipas saj, i dyshuari Mark Frroku kërkon të gjykohet në Belgjikë për veprën e dyshuar se e ka konsumuar po brenda territorit belg. Për këtë fakt, avokatja pretendon se klienti i saj nuk mund të gjykohet në Shqipëri për një vepër që dyshohet se e ka kryer në Belgjikë.
Nga ana tjetër, sipas parashikimit të veprës penale, për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë ish-deputeti Frroku rrezikon maksimumi 10 vjet burg. Ndërsa në Shqipëri për veprën e vrasjes, Frroku rrezikon një dënim minimal prej 10 vitesh. Siç duket dhe masa e dënimit, ka qenë shkaku që avokatët e Frrokut kërkojnë gjykimin e tij në Belgjikë, duke hedhur dyshime për drejtësinë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY