FOTO/ Sokoli, një shqiptar somelieri më i mirë i verës në Itali

FOTO/ Sokoli, një shqiptar somelieri më i mirë i verës në Itali

420
0
Shares

Vera, një pije alkoolike, që gjithmonë e më tepër  po i shtohet tavolinës së familjes shqiptare, ka artin e saj të të shijuarit. Në vendet me traditë të pasur në prodhimin dhe konsumin e verës, përgatiten specialistë për degustimin e saj. Sokol Ndreko është i pari somelier shqiptar që kryeson rënditjen e somelierëve në Itali për vitin 2015. Edhe pse tradita shqiptare në prodhim dhe degustimin e verërave nuk e ka ndihmuar shumë, ai ka arritur të bëhet shijuesi më i mirë falë punës së tij, studimeve të vazhdueshme dhe talentit në përzgjedhjen e verërave në një prej restonateve më të njohur në Itali.
sokol ndreko1Sokoli ka lindur në Fier, është 37 vjeç dhe jeton në “Massa Centro” me bashkëshorten Erikela e dy fëmijët e tyre binjakë, Joeli dhe Enea. Prej tre vjetësh  është menaxher restoranti në një ndër hotelet më të mirë të Italisë, Principe Forte dei Marmi. Qysh 18 vjeç ka lënë Shqipërinë e ka emigruar në Greqi ku për katër vjet ka punuar në ndërtim. Në vitin 2000 mbërrin në Milano ku edhe fillon eksperienca në një restorant piceri familjare.  Ditën shërbente dhe natën lante pjatat derisa u transferua në “Massa Centro” në një restorant në “Forte dei Marmi”. E fillon si përgjegjës salle vazhdoi si provues verërash (somelier) dhe në fund vendoset shef somelier.
Ndërkohë që punonte ndoqi edhe një kurs për somelier. I shtyrë nga kureshtja, që  më pas iu kthye në pasion, bëri të tjera kurse për perfeksionimin e shërbimit. Më shumë se 10 vjet përpjekje dhe angazhgim bënë që të arrihej suksesi. Në vitin 2012 i vjen edhe telefonata e shumëpritur nga Hotel Principe Forte dei Marmi, që e bëri pjesë të projektit në restorantin “Lux Lucis” të hotelit (edhe restoranti është ndër më të mirët në Itali). Kishte ardhur momenti të provonte veten dhe pak kohë iu deshën që të konkuronte në një prej konkurseve  të njohura të somelierëve në Itali dhe të fitonte.
vereraSot është Somelieri më i mirë i Italisë për vitit 2015, çmim që jepet nga BIWA (Best Italian Wine Awards), që ka një juri të përbërë nga gazetarë të fushës. Ky konkurs klasifikon për të katërtin vit 50 verërat më të mira të vitit, italiane dhe të huaja, dhe jep 10 çmime speciale për kantinat dhe prefosionistët që punojnë në këtë sektor.

Sot jeni “Restaurant Manager” në hotel. Në çfarë konsiston puna juaj?
Puna ime ka të bëjë me organizimin dhe verifikimin e funksionimit të të gjitha shërbimeve në restorantin dhe barin e Hotel “Principe Forte dei Marmi”. Dita ime e punës fillon shumë herët  me organizimin e shërbimit të mëngjesit, për të vazhduar me shërbimin e drekës dhe organizimin e shërbimit të darkës në restorantin Lux Lucis që është shprehje maksimale e profesionalitetit të punës sonë. Kujdesem personalisht për zgjedhjen e seleksionimin e verërave, të cilat vetëm pasi t’i kem provuar e studiuar, vendos që do të bëjnë pjesë në listën tonë të gjatë të verërave që shërbejmë.

Si ju lindi pasioni e çfarë shkolle keni ndjekur për të marrë këtë profesion?
Gjatë kohës që punoja tek “Osteria del Mare” vura re që klientët kishin nevojë për më shumë informacion e fakti që mund të gjendeshe i papërgatitur përballë kërkesave të ndyshme që arrinin më terrorizonte, por edhe më zgjonte kureshtjen për të mësuar më shumë e në të njëjtën kohë për të pasur një kualifikim profesional. Në vitin 2005 nisa kursin për somelier me AIS, “Associazione Italiana Sommelier”. Në fund të kursit kuptova që ai do të ishte vetëm fillimi sepse nuk kisha perfituar akoma njohuritë për të cilat unë isha regjistruar dhe se gjatë tij më kish lindur një pasion për gjithçka që ka të bëjë me botën e verës, shërbimit, mikpritjen, shkencat e traditat gastronomike. Më pas ndoqa kurse të ndryshme si teknikat e shërbimit, kurs për shampanjë, puro, djathërat, prova të gjithanshme për shijimin e verës. Një faktor shumë i rëndësishëm në formimin tim ishte shkolla e AIS Toscana të cilën e ndoqa për disa vjet me radhë për perfeksionimin e mënyrës të së shijuarit të verës.  Kam frekuentuar edhe master në nivel kombëtar si Master of sangiovese, Nebbiolo, Sagrantino dhe sot jam edhe shijues zyrtar i AIS-it.

A ndiheni sot i realizuar? Çfarë dëshironi të bëni apo të arrini?
Në një moment kur gjithçka shkon përpara me ritme frenetike, për të qenë gjithnjë i mirinformuar mbi më të rejat është një sfidë e vazhdueshme, ndaj nuk mund të ndihesh asnjëherë i realizuar. Jam i kënaqur me atë që bëj, më pëlqen profesioni im dhe për arritjet e deritanishme më duhet të falënderoj edhe familjen që ka përkrahur çdo zgjedhje timen.

Të qenit i huaj në Itali ju ka hapur ndonjëherë probleme?
Pasi mbarova kursin për somelier, për të marrë pjesë në gara kombëtare ishte e madhe por rregullorja për pjesëmarrjen në konkurse si Miglior Sommelier i Toskanës e më pas i Italisë  nuk lejonte pjesëmarrjen e kandidatëve pa shtetësinë italiane. Kështu unë nuk munda, por jam i kënaqur që kërkesat e ndryshme nga profesionistë që bëmë në ato vite shërbyen për ndryshimin e rregullores e sot është e mundur të konkurrojnë kandidatë që kanë studiuar në Itali edhe pse nuk janë shtetas italianë. Përveç këtij episodi nuk kujtoj të kem pasur probleme se jam i huaj.

Kthehehi shpesh në Shqipëri? A ka ardhur koha që verërat shqiptare të konkurojnë ndërkombëtarisht?
Nuk vij shpesh në Shqipëri sepse puna dhe angazhimet nuk me lënë shumë kohë të lirë. Restoracioni në Shqipëri po kalon një fazë tranzicioni sepse shumë të rinj që punonin jashtë po kthehen e po sjellin me vete kuturën e teknikat e mbledhura nga përvojat në vendet ku kanë jetuar e punuar.
Vreshtaria shqiptare si dhe ajo e gjithë vendeve të Ballkanit ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për disa lloje hardhish. Sipas studiuesish të njohur ka qenë origjina e bimëve si Chardonnay që sot është një nga varietet më të njohura të vreshtarisë botërore. Por si në gjithë vendet e ish bllokut komunist edhe në Shqipëri u shkatërrua kultura e verës dhe e vreshtarisë.
Kam pasur rastin të provoj verëra të disa kantinave që i kam sjellë edhe në Itali për të provuar të futnim ndonjë në kartën e restorantit, por mund të them se në këtë moment ka vërtet disa verëra interesante por jemi larg nga ajo që ne quajmë cilësi e lartë. Megjithatë, do të pëlqente jashtë mase të kisha ndonjë verë shqiptare në kartën e verërave të restorantit.

Çfarë duhet të kesh për tu bërë një shijues verërash?
Si në çdo fushë me vullnet e këmbëngulje mund të arrihet gjithçka. Pa dyshim që talenti, profesionalizmi dhe teknikat e përvetësuara janë faktorë që të bëjnë të arrish në nivele të larta.

Çfarë i duhet kantinave shqiptare që të rrisin cilësinë e verës?
në këtë moment Shqipëria duhet të përvetësojë teknikën e prodhimit të verës me kualitet të lartë. Prodhuesit duhet të jenë gjithmonë të mirëinformuar për teknologjitë e reja ndërkombëtare e sigurisht të mos nëvleftësojnë marketingun. për të arritur një verë të mirë duhet të përqendrohen tek vreshtat autoktone si Kallmeti, Sheshi i bardhë, Sheshi i zi, Debinja e bardhë, Serina, Vlosh, Manakue, etj. Të cilët janë identiteti i kulturave të rrushit shqiptar. Duhet ndërtuar gjithashtu një sistem a rregullore për klasifikimin e verërave. Duhet të keni në vëmëndje cilësinë dhe jo sasinë.

Ndodh në Shqipëri që verëra italiane të cilësisë së fundit shiten si cilësi e parë. Çfarë duhet të kemi parasysh tek këto verëra?
Pasuria e Italisë në botën e verërave është e pastimueshme. Fakti që cilësia e fundit shitet për cilësi të parë duhet të jetë nxitës për ata persona ose ndërmarrje që importojnë verën që të njohin sa më shumë verë e të perfeksionojë mënyrën e shijimit dhe të përzgjedhjes. Kur zgjedhim një verë duhet të kemi parasysh rregulloren e kualifikimit të vendit përkatës.

A ndikon çmimi në përcaktimin nëse një verë është e mirë?
Në një farë mënyre çmimi është dhe indikues cilësie sepse e dimë shumë mirë që çdo gjë e kualitetit të lartë ka shpenzime të larta e kjo transmetohet tek çmimi final. Gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për verën që do të zgjedhë një person ekspert që ka njohuri të thellësishme në fushë.

Si mund ta përcaktojmë një verë të mirë?
Puna jonë është në një farë mënyre e lidhur me psikologjinë. Në pak minuta bashkëbisedimi me klientit duhet të arrijmë të kuptojmë shijen dhe preferencat e klientit në mënyrë që ti propozojmë verën e kërkuar. Vera me gaz përshembull Franciacorta (verë me gas italiane), champagne, (franceze) mund të cilësohen si verëra që i pëlqejnë pjesës më të madhe të njerëzve pasi janë simbol i festave dhe gëzimeve.

Ku qëndron sekreti i verës?
Vera prodhohej qysh në lashtësi dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me traditën në disa vende. Ka kaluar ndër breza dhe është perfeksionuar me teknikat moderne. Bota e verës tërheq vëmëndjen dhe kureshtjen dhe të njerëzve jo ekspertë.
sokol ndreko 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY