Gjykata e Lartë, Armando Prenga pranon akuzat, kërkon gjykim të shkurtuar

Gjykata e Lartë, Armando Prenga pranon akuzat, kërkon gjykim të shkurtuar

69
0
Shares

Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet që janë në dosje.
Kërkesa u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Lartë nga avokatët Maks Haxhia dhe Baftiar Rusi.
Vetë Prenga nuk ishte i pranishëm.
Edhe prokurori Sokol Binaj ishte dakord ndërkohë që trupi gjykues i Gjykatës së Lartë është tërhequr për vendim dhe më 9 shkurt do të shprehet nëse do të pranojë kërkesën apo jo.
Armando Prenga akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për lagunën e Patokut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY