VIDEO/ Shqiptari emigrant në Gjermani arrestohet me 6 kg kokainë në Itali

VIDEO/ Shqiptari emigrant në Gjermani arrestohet me 6 kg kokainë në Itali

85
0
Shares

Një person me shtetësi shqiptare është arrestuar me 6 kg kokainë në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se, arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të rastësishëm ndërsa policia kërkonte hajdutë.
Shqiptari është rezident në Firence, por banonte në Gjermani dhe bënte shpesh rrugën. Ai u kap me drogën, 6 kg kokainë e pastër me një vlerë rreth 1 milionë euro.
Kokaina ishte e fshehur në automjetin e tij dhe sipas hetimeve kishte destinacion 6 qytete, mes të cilave Forli, Milano, Bolonja, Ancona. Ai u ndalua me drogën në automjetin tip “Skodë” me targa gjermane në timonin e të cilës ishte vetë shqiptari 48-vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY