Policia gjeti dhe sekuestroi 20 mijë euro në makinën e gjyqtarit Artan...

Policia gjeti dhe sekuestroi 20 mijë euro në makinën e gjyqtarit Artan Gjermeni

70
0
Shares

akina e Artan Gjermenit

Gjatë  kontrollit të automjetit te gjyqtarit Artan Gjermeni, pasi ai shkoi mbrëmë në spital i plagosur,  policia gjeti dhe sekuestroi 20 mijë euro.
Pas hetimit paraprak policia thotë se gjatë kontrollit në mjetin e tij tip SMART, gjyqtarit iu gjetën 20 000 euro, burimin e të cilave Gjermeni ende nuk e ka deklaruar. Në këto kushte policia e Tiranës ka bërë sekuestrimin e mjetit dhe të shumës prej 20 mijë euro.

artan gjermeni e vogel

Artan Gjermeni

Gjyqtari Artan Gjermeni u paraqit një natë më parë në QSUT me disa plagë në trup, dhe pavarësisht versionit  të shkurtër të paraqitur deri tani, policia ka dyshime se ai mund të jetë konfliktuar me disa persona të tjerë, raporton “ABC News”.
Gjatë marrjes në pyetje, gjyqtari Artan Gjermeni tha se ishte plagosur aksidentalisht në garazhin e shtëpisë së tij. Prokurorë të Prokurorisë së Tiranes dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë këqyrur garazhin e gjyqtarit Artan Gjermeni, ku ai pretendon se u lëndua në mënyrë aksidentale. Për momentin ngjarja po hetohet nga prokuroria e Tiranës, pasi ende nuk ka të dhëna që ai te jetë plagosur për shkak të detyrës. Hetimet e policisë për këtë rast po vazhdojnë në dy pista kryesore atë të plagosjes për shkak të detyrës dhe të një konflikti personal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY