Mbyllet Gjykimi “Lazarati 2014”, Gate Mahmutaj dënohet me 18 vjet burg

Mbyllet Gjykimi “Lazarati 2014”, Gate Mahmutaj dënohet me 18 vjet burg

110
0
Shares

Ka përfunduar gjykimi në Gjykatën e lartë, ndaj të akuzuarve për ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.
Në përfundim të gjykimit, gjykata vendosi dënimin e Razip (Gate) Mahumtaj me 18 vjet burg. Duke qenë se ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vjet burg. Sipas gjykatës,
Gate Mahmutaj është cilësuar si kreu i grupit kriminal.
Po kështu, Krimet e Rënda vendosën dënimin 17 vjet burg për Arjan Bashën. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbret 11.4 vjet burg.
Për Ramadan Basha, me gjykim të shkurtuar gjykata vendosi 8 vjet burg.
Për Matjas Boçaj, me gjykim të shkurtuar gjykata vendosi 7.4 vite burg.
Gjykata ka dënuar, me gjykim të shkurtuar me nga 4.6 vjet burg, Vandam Mahmutajn dhe Klajdi Telemanin.
Alteo Haskaj u dënuar me gjykim të shkurtuar me 7.4 vjet burg, ndërsa EndienShametaj dhe Drini Alikon, respektivisht nga 8 dhe 1.4 vjet burg.
Një muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti pretencën për Razip (Gate) Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit të zjarrit që vepronte në Lazarat dhe qëlloi ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në 2014-ën. Prokuroria ka dhënë pretencën edhe për 8 persona të tjerë. Mbi ta rëndon akuzat për sulm ndaj policisë, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe mbajtje narkotikësh si dhe për kundërshtim të efektivëve të policisë.
Për shkak të akuzave, Prokuroria ka kërkuar për Gate Mahmutaj 18 vjet burg, ndërsa për të birin Vandam Mahmutajn, 8 vjet burg.
Për të akuzuarin tjetër Arjan Basha, Prokuroria ka kërkuar 17 vjet burg, 13 vjet për Altea Haskën, 14 vjet për Ramadan Bashën,11 vjet burg për Matias Bocai, për Klajd Karemani është kërkuar 7 vjet burg, 12 për Engriend Aliko, 7 vjet për Lorenc Bregun dhe 3 vjet burg për Drini Aliko. Ky akuzohet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Të gjithë të akuzuarit përfitojnë një ulje dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY