Një kërkesë surrealiste i ka bërë të skuqen zjarrfikësit e një zone afër Padovës në itali.
“Kam humbur çelësin për rripin e brekëve dhe nuk i heq dot”, u është thënë atyre.
Zjarrëfiksit e Padovës në itali janë gjendur përballë një ngjarje të pazakontë. Një femër kishte humbur çelësat e brekëve dhe nuk i hiqte dot, pasi ishin prej metali dhe rripi i tyre prej hekuri.
Gruaja e një moshe të mesme njoftojnë mediat, ka thirrur zjarrfikësit duke u kërkuar që të shkonin ta ndihmonin të zbërthente rripin metalik të mbathjeve të saj. Duke menduar se personi që kishte njoftuar në telefon kishte problem me një kasafortë apo ndonjë portë e mbetur mbyllur, kanë kërkuar adresën e asaj që kishte njoftuar në telefon.
Pasi kanë shkuar në vend ngjarje zjarrfikësit kanë parë se çfarë i priste dhe se ku ishte brava të cilës i kishte humbur çelësi. Historia është hetuar duke menduar se ndoshta dikush e kishte detyruar gruan të mbante atë rrip por asnjë gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Ajo ka deklaruar se e kishte bërë vetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/