FOTO/ Artan Gjermeni refuzon të japë shpjegime, policia shoqëron djalin e tij

FOTO/ Artan Gjermeni refuzon të japë shpjegime, policia shoqëron djalin e tij

75
0
Shares

Artan Gjermeni

Polica ka konfirmuar se gjatë kontrollit në makinën e Gjermenit, një “Smart” me targë AA 043 FF, ka gjetur 19 mijë euro dhe 2 milionë lekë, shumë kjo që gjyqtari nuk e justifikon.
Me këtë makinë gjyqtari shkoi mbrëmë në spital dhe policia thotë se mjeti drejtohej nga një tjetër person, i cili nuk është identifikuar ende, raporton TV “Klan”.
Pavarësisht plagëve të marra, gjyqtari Gjermeni është paraqitur në punë këtë të hënë si zakonisht.
Gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka shoqëruar për disa orë djalin e gjyqtarit për ta marrë në pyetje dhe më pas e ka lënë të lirë. Në pyetje është marrë për rreth tre orë edhe një zonjë, e cila ka shoqëruar veprimet e policisë në garazh.
artan gjermeni, garazhi

Garazhi Artan Gjermenit

Vetë gjyqtari Gjermeni ka refuzuar të japë shpjegime të tjera dhe policia do të referojë në prokurori materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, e parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.
Burime të policisë konfirmojnë se, në varësi të hetimeve, çështja mund t’i referohet për hetim dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën e vrasjes në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY