Mbërrin ndërmjetësja e BE-së për reformën në drejtësi

Mbërrin ndërmjetësja e BE-së për reformën në drejtësi

53
0
Shares

Një zyrtare e lartë e BE-së do të qëndrojë për disa kohë në Tiranë në përpjekje për të arritur një kompromis për reformën në drejtësi në Shqipëri. Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) Znj. Angelina Eichhorst është takuar sot me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta me të cilën biseduan rreth zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Duke u përqendruar në reformën kyçe të sistemit të drejtësisë, z. Meta vuri në dukje se shqiptarët kanë nevojë për një reformë që do të prodhojë rezultate të prekshme në terren në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për një sistem të drejtësisë të qëndrueshëm e afatgjatë. Në këtë drejtim z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian.

Zonja Eichhorst shprehu mirënjohjen për përpjekjet që po bëhen në kuadër të avancimit me prioritetet e BE-së dhe theksoi se realizimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është një gur i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Zëra nga opozita ka qenë kritike me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin duke e konsideruar atë si të njëanshme. Kjo ka relativizuar rolin e saj në sherret e vazhdueshme të politikës shqiptare duke ulur ndikimin edhe në rastin e reformës në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY