Grabitet supermarketi në Vlore, pronari tregon tmerrin

Grabitet supermarketi në Vlore, pronari tregon tmerrin

77
0
Shares

Një tjetër supermarket është grabitur sonte në Vlorë, në afërsi të urës së Mifolit.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën në ambientet e supermarketit duke grabitur xhiron e ditës dhe mallra.

Bëhet fjalë për një shumë rreth gjysëm milionë lekë sic raporton policia.

Grabitja është bërë me armë pistoletë. Bëhet e ditur se nuk ka pasur dëme në njerëz, por pronari i supermarketit që ndodhej aty është kërcënuar nga njëri prej grabitësve,

Supermarketi është në pronësi të Irakli Nushit.

“Ishte nje dere hapur e supermarketit dhe unë isha duke ndenjur. Hynë ne moment tre persona te maskuar, njeri me vendosi pistoletën ne koke dhe me qëlloi me qyte mbrapa koke, duke thëne kjo është nje grabitje ndaj mos bej zhurme. Morën 50 mije leke te rinj, steka me paketa dhe cfare deshën te merrnin. U larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk arrita te identifikoja asnjë, pasi ishin te maskuar dhe me arme. Shpresoj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me.”

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që ka ngritur postblloqe në rrugët e mundshme të lëvizjes së grabitësve në të dy anët e rrugës së Novoselës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY