Vritet në Pukë kaprolli i rrallë

Vritet në Pukë kaprolli i rrallë

921
0
Shares

Ja si është masakruar këto ditë nga saçmet ky kaprroll (dre) i vogël, një nga llojet e rrallë që kemi në Shqipëri. Disa derra të egër të vrarë e të rreshtuar gati për t’u shitur ose gatuar në ndonjë restorant luksoz. Këto janë fotot që ka bërë një qytetar gjatë lëvizjeve për biznesin e tij nëpër Shqipëri.

Në rrjetin e tij social, qytetari A.F. shprehet i revoltuar me këto fjalë: “Vazhdon masakra… Me ligj e ndaloni me vepra kurrë nuk ndaloni :::Vetëm vazhdoni e masakroni kudo :????” dhe ndërsa poston pamjen e kaprollit të vogël, tashmë pa jetë A.F shkruan “Me ligje jemi mire :?? Por vetëm me ligje : Se për miqtë nuk ka ligj, gjuajnë dhe masakrojnë. Shikojeni këtë kaprolll që gjendet rrallë në Shqipëri, si e kanë katandisur”.

Ndërkohë një ditë më parë kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Maltezi postoi foto të gjuestisë së paligjshme duke shkruar se “Ja si zbatohet Ndalimi i gjuetise! Moratoriumi per gjuetine ka prodhuar vec gjueti ilegale dhe baterdi ne faunen e eger. Eshte ndaluar vec gjuetia e kontrolluar POR po ben kerdine gjuetia e paligjshme. Kjo favorizuar edhe nga vendimet e cmendura te qeverise qe ka shkaterruar sherbimin pyjor, ka nxjerre ne rruge inxhinieret e pyjeve dhe dashamiresit e natyres per te lene te livadhisin pushtat e shtetit qe presin pyje dhe vrasin cdo gje te gjalle. As pushtuesit nuk kane bere ndonjehere kaq shume dem ne kaq pak kohe!”

dera te eger

dera te eger 1

lepuj te vrare

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY