GARA E RAKETAVE/Lufta e ftohte mes Serbisë dhe Kroacisë

GARA E RAKETAVE/Lufta e ftohte mes Serbisë dhe Kroacisë

92
0
Shares

Ne foto sistemet raketore amerikane M270 MLRS


s300

Ne foto sistemet raketore ruse S-300

Gara për armatim në Ballkan: Kroacia do të blejë armë amerikane, ndërsa Serbia armë ruse. Kjo garë ka shkaktuar tensione të dukshme në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit. Në sfond shihet edhe një konflikt strategjik.

Në sfond mund të shihet vetëm një luftë me shkurtesa: M270 MLRS kundër S-300. Ajo që duket si një “luftë e yjeve” është në fakt vetëm vazhdimësi e kundërshtimeve të përhershme latente mes Kroacisë dhe Serbisë.

Nga mesi i tetorit, Ministria kroate e Mbrojtjes ka marrë nga pala amerikane 16 sisteme portative artilerike, që nuk është asgjë e pazakonshme, sepse Pentagoni i furnizon me armë partnerët në NATO.

Por Kroacia, sipas raporteve të fundit të mediave, do të porosisë edhe projektilë balistikë për mbrojtje nga raketat, të cilat mund të arrijnë një largësi deri në 300 kilometra. “Armë të fuqishme, të cilat e ndryshojnë tërësisht balancën ushtarake në rajon”, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

Serbia u shqetësua menjëherë.

Kroatët me siguri që nuk po furnizohen me armë për t’i vënë në muze, deklaroi kryeministri serb Aleksandar Vuçiç. Me këto armë Kroacia mund të sulmojë teorikisht çdo pjesë të Serbisë. “Por ne nuk do të jemi objektiv i lehtë”, tha Vuçiçi, pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus Dmitri Rogozin javën e kaluar në Beograd. Mysafiri rus i ka ofruar palës serbe komplekset kundërajrore S-300.

Një model S-300, Rogozin ia ka dhuruar Vuçiçit para kamerave televizive.

Prej sulmeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kjo armë ka një emër gati mitologjik në Serbi, dhe shumëkush në Serbi thotë se lufta do të kishte përfunduar ndryshe sikur Rusia ta kishte furnizuar Serbinë me këto armë gjatë luftës.

Ngacmimet retorike mes Serbisë dhe Kroacisë janë një taktikë e vjetër politike, për të fituar mbështetje para zgjedhësve të tyre. Kështu ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç së fundi tha: “Ne i respektojmë edhe kroatët si fqinj, por nuk i duam ata. Ne i duam aq sa edhe Papua-Neuguinea-n”.

Natyrisht që edhe përgjigja e palës tjetër ishte shumë e shpejtë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviç rikujtoi se Daçiçi dhe kryeministri Vuçiç janë angazhur për luftë kundër Kroacisë, në vitet 90-të. “Serbia mendon se mund të anëtarësohet në BE dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë? E pamundur!,” kërcënoi ai.dw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY