FMN: Qeveria “Rama” rrëzohet në 24 kërkesa të transparencës

FMN: Qeveria “Rama” rrëzohet në 24 kërkesa të transparencës

73
0
Shares

Shqipëria shënon rënie të standardeve edhe në një raport tjetër ndërkombëtar.

Në raportin e FMN-së për transparencën fiskale Shqipëria përmbys 24 nga 36 kërkesat e standardit të raportimit fiskal.

Sipas FMN-së, vend ynë nuk plotëson standardet e praktikës bazë në tre drejtime:

-Nuk ka një vlerësim të qëndrueshëm afatgjatë të financave publike;

-Nuk ka një përshkrim të kostove fiskale partneritet publik privat;

-Ka një raportim të pamjaftueshëm të burimeve natyrore.

Raporti veren se, në disa raste të tjera standardi është i plotësuar, por ekspozimi i qeverise ndaj rreziqeve është i lartë.

Qeveria është kritikuar për mungesën e vizionit në ndërtimin e buxhetit. Gabimet në parashikim e detyrojnë atë më vonë të rishikojë buxhetin, e mbi të gjitha të shkurtojë investimet. “Gabimi në parashikim ka qenë ndër më të lartët mes vendeve të BE-së dhe atyre kandidate. Si rezultat, shpenzimet kanë qenë më të ulëta se sa parashikimet e bëra. Ulja e këtyre shpenzimeve, është në nivele mbi mesataren e standardeve ndërkombëtare”, shkruan raporti

Raporti i FMN parashikon edhe disa rreziqe shtesë për ekonominë shqiptare.

“Ka disa kërcënime për qëndrueshmërinë financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompensimit të pronave. Pretendimet për kompensimin e ish pronarëve janë sa 70 % e PBB-së. Shqetësim janë edhe kreditë me probleme dhe faturat e koncesioneve. Ato zënë 7 % e Prodhimit të brendshëm bruto sipas FMN-së dhe mbi të gjitha nuk ka një vlerësim e transparencë të rezultatit të këtyre koncesioneve”, shkruhet në raport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY