Minierat drejt mbylljes, “ndalon” industria nxjerrëse

Minierat drejt mbylljes, “ndalon” industria nxjerrëse

204
0
Shares
Miniera e Bulqizes

Përfaqësuesit e kompanive minerare i kërkuan ministrisë së energjisë Damin Gjiknuri të ulë taksat e minierave dhe çmimet e referencave në dogana për mineralet pasi cmimet e kromit dhe bakrit kanë rënë ndërsa industria mund të shkojë drejt mbylljes. Kjo situatë mund të shkaktojë probleme të mëdha sociale duke sjellë humbjen e shumë vendeve të punës dhe rritjen e shpenzimeve të qeverisë për mbrojtjen sociale.

Deri një vit më parë vëllimi i prodhimit minerar ishte 170 milionë usd, ndërsa aktualisht çmimi i bakrit është ulur deri në 30 për qind, po ashtu edhe kromi.

Kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të mineraleve kërkuan uljen e rentës minerare, e cila është problem kryesor që ka rritur çmimin e shitjes.

Sipërmarrësit pohuan se renta ishte 2% deri në vitin 2007, dhe pas kësaj kohe është rritur nga 6% deri 10%. ata kërkuan po ashtu të ulen referencat doganore për kromin, lagështirën, vlera e rentës dhe transportit.

Përfaqësuesit e kompanive kërkuan të zbatohej më mirë e drejta e shfrytëzimit, leja e territorit, garancitë e investimit dhe të mjedisit.

Edhe pse e prapambetur në teknologji dhe investime, industria minerare është ende e rëndësishme për Shqipërinë sa i përket peshës që zë në prodhimin kombëtar.

Një pjesë e madhe e galerive janë braktisur, ku shpesh humbin jetën punëtorë vendas, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë shfrytëzimin e burimeve minerare, megjithë vështirësitë teknike dhe ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY