Emil Dimitriev zgjidhet Kryeministër i ri i Maqedonisë

Emil Dimitriev zgjidhet Kryeministër i ri i Maqedonisë

79
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev nga sonte është kryeministër i ri i Maqedonisë.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia dorëzoi Dimitrievit mandatin për krijimin e Qeverisë së re.

Me heret, parlamenti i Maqedonise u mblodh ne nje seance te jashtezakonshme per te konstatuar dorëheqjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Pas konstatimit të dorëheqjes, deputeti Gjorgi Sugarevski i LSDM, tha se kjo force politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pa u pastruar Lista e Zgjedhësve dhe pa u bere reformat në media.

Pas kesaj, të gjithë deputetët e LSDM-së braktisën sallën.

Deputetët me 72 vtota pro, 1 kundër dhe 6 abstenime votuan shpërbërjen e Kuvendit, për ti hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në datën 24 prill.

Në një mbledhje të komitetit qendror të LSDM-së, është vendosur se për këtë parti nuk janë të pranueshme zgjedhje pa media të lira dhe pa pastrimin e Listës së Zgjedhësve.

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka deklaruar se zgjedhjet e 24 prillit, nuk do të jenë të besueshme.

Pastrimi i Listës së Zgjedhësve do të kerkoje së paku 4 muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY