ANGLI/Taksisti shqiptar humb jetën nga korenti në fushën e futbollit

ANGLI/Taksisti shqiptar humb jetën nga korenti në fushën e futbollit

92
0
Shares

Një tragjedi ka ndodhur në Angli, ndërsa urgjenca shkoi për t’i ardhur në ndihmë një 34-vjeçari shqiptar. Mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën dhe Albert Xhediku ndërroi jetë ndërsa po transportohej në spital pasi kaloi një shok elektrik.

Shqiptari nga Peshkopia punonte si shofer taksie në Portsmouth. Si dashamirës i futbollit ai ishte tifoz i Liverpulit, Barcelonës dhe Milanit. Policia u njoftua për ngjarjen e ndodhur në një kalçeto të dielën në darkë, ku Xhediku u gjet në gjendje të pavetëdijshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Por, mediat britanike raportojnë se ai u trondit nga elektriciteti ndërsa po përpiqej të hipte mbi kafazin e hekurt të fushës për të kapur topin. Ndërsa një nga shokët e tij ka treguar se shqiptari kapi aksidentalisht një kabull elektrik.

Saule Noka, bashkëshortja e kushëririt të tij, Fitim Noka i cili gjithashtu po luante futboll atë natë me Xhedikun tregon sesi ka ndodhur ngjarja. “Nuk jam e sigurt nëse ka kapur një kabull elektrik apo ndonjë gjë tjetër tek prozhektori, por papritur një prej lojtarëve bërtiti duke thënë se Alberti ishte në rrezik”, thotë ajo.

Saule Noka thotë se Xhediku kishte një të dashur dhe se kishin tre vite të lidhur. “Po planifikonin të lidhnin jetën bashkë”, thotë ajo. Për t’i ardhur në ndihmë shkuan gjashtë persona të cilët e ulën poshtë, ku një tjetër person u drodh nga elektricitetit por për fat të mirë ai mbijetoi.

xhediku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY