Turkmenistani ndalon me ligj shitjen e duhanit

Turkmenistani ndalon me ligj shitjen e duhanit

111
0
Shares

Presidenti i Turkmenistanit e ka ndaluar me ligj shitjen e të gjitha produkteve të duhanit, çka nënkupton një ndalim të plotë të përdorimit të tij. Një fushatë mediatike e qeverisë për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë larg duhanit i ka paraprirë vendimit më të fundit.

Dyqanet në vend që mund të kapen duke shitur paketa cigaresh mund të përballen me gjoba që shkojnë në 1700 dollarë. Ndërsa raportohet se ato janë zhdukur nga raftet, pretendohet për lindjen e një tregu të zi, ku një paketë cigare ka një çmim prej 12 dollarësh.

Lufta kundër pirjes së duhanit ka nisur në Turkmenistan me një dekret që në fillim të viteve 2000, për t’u ndjekur nga një rritje e taksave për duhanin në vitin 2011, e nga ndalimi dy vite më vonë i tymosjes në hapësirat publike.

Ky ndalim e bën Turkmenistanin vendin e dytë në botë që i ndalon të gjitha produktet e duhanit. Më herët të njëjtë gjë ka bërë mbretëria e Butanit në Himalaje. Ndalimi me ligj i duhanit në atë vend të largët ka ndodhur në vitin 2004.

Turmenistani është një nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik i cili aktualisht ndodhet në një formë të re diktature. Është ndërkaq ndër vendet më të pazhvilluara ish-sovjetike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY