Sot dita më e ftohtë, tendencat termike për 10 ditshin e fundit...

Sot dita më e ftohtë, tendencat termike për 10 ditshin e fundit të janarit

80
0
Shares

Tendencat termike për 10 ditshin e fundit të Janar 2016

Dita e sotme është parashikuar si dita më e ftohtë. Sipas parashikimeve të “MeteoAlb”, zonat më të akullta do të jenë Dibra, ku temperaturat pritet të zbresin në -17 dhe Korça, ku temperatura do shkojë në -12.
Ndërkohë, meteorologët njoftojnë se temperaturat e akullta, të ashtuquajtura “siberiane”, do të jenë edhe për pak ditë dhe pas një jave do të ketë ngritje të temperaturave.
“Deri në datë 24 Janar do të jenë këto temperatura të ulta. Pas datës 24 janar do të ketë rritje te temperaturave”,  shkruan meteorologia e “MeteoAlb” Lajda Porja.
“Ditët vijuese do të jenë me mot të kthjellet në zonat e ulta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulta gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje te lehtë të tyre! Zonat më të ftohta do të jenë verilindja dhe juglindja e vendit”, bëjnë të ditur burimet e “MeteoAlb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY