Të moshuarit e Europës Qendrore e Veriore, kërkojnë shtëpi me qira në dimër, pasi duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët. Në blerje kryesojnë norvegjezët. Rritet interesi i turistëve francezë pas vendosjes së linjës direkte ajrore….
Pas nordikëve janë ukrainasit ata që kanë “zbuluar” bregdetin e natyrën e ngrohte shqiptare dhe kanë filluar të blejnë pasuri të paluajtshme. Lajmi konfirmohet nga agjencitë e pasurive të paluajtshme që veprojnë në bregdet. “Ndryshe nga vitet e mëparshëm, bie në sy interesi në rritje nga qytetarë ukrainas, të cilët përveçse kanë vizituar vendin tonë edhe si turistë, kanë investuar në vendin tonë duke blerë apartamente në bregdet. Blerjet e tyre janë përqendruar më shumë në Sarandë dhe Durrës në apartamenteme çmime nga 30.000-50.000 euro”, pohon për Monitor, Ilir Konomi i AlbaniaPropertyGroup.
Ai shton se pjesa më e madhe e ukrainasve kanë eksploruar vendin tonë me makinat e tyre familjare, por ndërkohë ka pasur edhe një pjesë tjetër që ka vizituar vendin tonë përmes paketave turistike ofruar nga agjenci ukrainase. Këto të fundit kanë organizuar edhe fluturime direkte me charter nga Kievi.
Ndikim, thotë Konomi, sigurisht ka pasur konflikti që vazhdon ende në Lindje të Ukrainës. Ka familje të shtresave të mesme, të cilët kërkojnë një pronë në një vend të sigurt për çfarëdo eventualiteti, por edhe një vend ku mund të pushohet pranë detit.
Një tjetër kategori që po shfaq interes për Shqipërinë janë franczët, e nxitur dhe nga
një linje ajrore direkte e vendosur nga AdriaAirlines vitin e kaluarë. Destinacioni kryesor i tyre ishte Riviera Shqiptare.
Saranda vazhdon të jetë e preferuar nga norvegjezët, të cilët janë blerës të mirë të apartamenteve në vijën e parë në qytet.
Konomi thotë se interesi i të huajve është kryesisht në zonën e Rivierës në Dhërmi, Qeparo, Himarë.
Në përgjithësi preferojnë apartamente të mëdha me dy dhoma gjumi. Dhe çmimet që ata paguajnë shkojnë mbi 65.000 euro.
Si blerës të pronave, deri tani norvegjezët janë në nivel shumë më të lartë në numër se nacionalitete të tjera nëvendet nordike. Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008.Ndikim mjaft të mirë në promovimin e Sarandës si destinacion turistik ka agjencia suedeze Apollo, e cila operon si në Suedi edhe në Norvegji.
Një tjetër dukuri është shtimi i interesi nga të moshuarit për të kaluar dimrin në një vend të ngrohtë, teksa duket se banorët e vendeve të ftohta po zbulojnë një Spanjë të dytë.
“Gjatë vjeshtës 2015 është vënë re një kërkesë në rritje për apartamente me qira në Sarandë dhe Vlorë.Këto vijnë nga njerëz të moshuar në Europën Qendrore e Veriore, të cilët duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët”, thotë Konomi./Monitor/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/