Marko Guma, i akuzuar për ngacmimin e minorenes
E mitura e ngacmuar seksualisht nga një i moshuar në Himarë, ka folur për herë të parë dhe ka treguar se si i moshuari, abuzoi me atë.
M. Th., 11 vjeçe, tregon për TV “News 24” se “kisha shkuar në market për të blerë bukë. I moshuari mu afrua dhe më puthi në faqe dhe më dha 2 mijë lekë. Herën e dytë më puthi në buzë. Pas ëksaj më tha ‘mos i trego babit se do të vrasë veten’”.
Momenti i dyshuar i ngacmimit
Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe babai i të miturës Thoma Th. Sipas tij, “nuk është hera e parë që Marko Guma është akuzuar për ngacmime të tilla. I moshuar i ka të përsëritura rastet e ngacmimeve me të miturat. Duhet të vendoset drejtësia menjëherë. Ai nuk duhej të lihej i lirë”.
Për më shumë mund të lexoni e shihni edhe …
VIDEO/ Ja si e ngacmoi i moshuari të miturën në Himarë
/web/VIDEO_Ja_si_e_ngacmoi_i_moshuari_te_mituren_ne_Himare_12908_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/