Dimri i acartë, shënohen dy viktimat e para në Tiranë

Dimri i acartë, shënohen dy viktimat e para në Tiranë

77
0
Shares

Moti i ftohtë ka shënuar dy viktimat e para në Tiranë. Dy persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen nga i ftohti që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se në datë 17 janar, në QSUT, në urgjencën kardiake, ka vdekur shtetasi F.J., 56 vjeç, i pastrehë. Policia ka bërë me dije se nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka qenë nga temperatura e ulët.

Ndërkohë ngjarja tjetër ka ndodhur në Qytetin Studenti.Po më 17 janar 2016, në Qytetin Studenti, në një nga bodrumet e njërës prej godinave, është gjetur i vdekur shtetasi Th.Th., 73 vjeç, banues në godinat e Qytetit Studenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY