Lokali ku i zbulua baza e prostitucionit
Pensionistët ishin klientët më të shumtë për të marrë kënaqësitë seksuale.
Ky fakt mësohet pas zbulimit të djeshëm të bazës së prostitucionit në Fier.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se, pas hetimeve që çuan në arrestimin e 13 personave, mes të cilëve 6 prostituta, klientët janë pensionistë. Të njëjtat burime saktësojnë se kjo “kategori” klientësh ishin në moshë mbi 50 vjeç dhe kundrejt pagesave kërkonin të kryenin marrëdhënie, kryesisht me vajza të reja, kundrejt pagesave deri në 5 mijë lekë (të reja).
Operacion i cili ishte shtrirë në një periudhë hetimi tremujor, është finalizuar dje ndërsa është bërë kontroll në ambientet e shtetasit Luan Zija.
Nga burimet hetimore mësohet se, asnjëri nga të arrestuarit nuk e ka pranuar akuzën. Pronari i lokalit mësohet se nuk e ka pranuar akuzën dhe ka pretenduar se të gjithë të arrestuarit ishin thjesht klientë të rastësishëm në lokalin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/