Një oficeri i SHISH bashkëpunëtor në atentatin e Fierit

Një oficeri i SHISH bashkëpunëtor në atentatin e Fierit

148
0
Shares

Një oficer i SHISH i dyshuar si bashkëpunëtor i bandave kriminale është arrestuar për ngjarjen e kriminale të disa ditëve më parë në Fiert.

blerim tominaj e vogel

Prokurori Blerim Tominaj

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Krimit të Organizuar dhe kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj, mësohet se është arrestuar oficeri i SHISH Florian Bushi, sepse ka shpërdoruar detyrën. Sipas prokurorisë, oficeri i SHISH akuzohet se bashkëpunoi me bandat kriminale. Oficeri i SHISH Florian Bushi u dha informacione grupeve kriminale. Bushi u dha informacion bandave për ngjarjen në Fier, shtojnë të njëjta burime të prokurorisë.
Punonjësi i Shërbimit Informativ shtetëror ka bashkëpunuar me Ilir Memushajn për atentatin e Fierit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe u plagosën Klemend Kastrati dhe Elton Margariti.
Sipas informacioneve të dhëna nga Blerim Tominaj, msohet se punonjësi i SHISH-it i dha informacion Ilir Memushajt se ku ndodhej treshja që u sulmua me armë në Mbrostar të Fierit.
Në këtë mënyrë, punonjësi i SHISH-it, i identifikuar si Florian Bushi, është vënë në pranga për bashkëpunim në krimin që i mori jetën Denis Kasajt. Ilir Memushaj kishte për objektiv Klement Kastratin dhe Denis Kasajn. Kastrati dhe Margariti kanë mbetur të plagosur nga atentati që tronditi Fierin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY