Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradohet nga Suedia tritolvënësi te farmacia e babait të Saimir Tahiri

21/01/2016
Ekstradohet nga Suedia tritolvënësi te farmacia e babait të Saimir Tahiri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Interpol Tirana  u krye sot ekstradimi nga Stockholmi/Suedi, drejt vendit tonë, Baftjar Brukës lindur më 20. 06. 1991 në Kukës.
Bruka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e vendimit nr. 80, datë 25. 02. 2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg“, për akuzat “Vepra për qëllime terroriste“, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal“, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal“, parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet dënimi maksimal “Burgim i përjetshëm“.
Baftjar Bruka dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10. 02. 2015 në Tiranë, kundër farmacisë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe pranë urës “Vasil Shanto“, te stacioni i autobusit.
Baftjar Bruka së bashku me Vladimir Gjutën u shpallën në kërkim pas vendosjes së tritolit në këto dyu raste.
Gjuta u kap në qershor në pikën kufitare të Morinës, ndërsa Bruka u arratis në Suedi. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stockholmin/Suedi, u bë i mundur arrestimi i tij në Suedi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.