Të rinjtë shqiptarë kanë arsimim me cilësi të ulët, përballen me faktorë shkurajues dhe pengesa në tregun lokal të punës. Banka Botërore vërejti në një prezantim të fundit se të rinjtë shqiptare janë analfabetë funksionale në rreth 60 %, nivel ky më i lartë se në Rajon dhe padyshim edhe në vendet e tjera të BE.
Në Rajon analfabetët në matematikë janë me përqindje të lartë në Malin e Zi, më pak se 60%, në Bullgari analfabetizmi në shkencat ekzakte është 42 %, në Rumani 40%, në Serbi rreth 39 %, në Greqi 38%, ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara për këtë tregues është rreth 14 për qind.
Banka Botërore ka vërejtur fitimet të ulëta për arsimin e mesëm. Niveli i pagës është i lartë për arsimin universitar krahasuar me arsimin fillor (50%), por arsimi i mesëm nuk ka përfitim në tregun lokal të punës, për shkak edhe të emigracionit të lartë.
Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e EJL-së (36 për qind), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë.
Ndër tjera BB vëren se ka pabarazi në aksesin në arsimim, duke e kufizuar mundësinë për shumë njerëz. Të rriturit e rinj romë kanë rreth katër vite shkollim mesatarisht, krahasuar me mesataren prej 10 vitesh të fqinjëve të tyre joromë.
Ndërkohë që në shumë vende të botës, përmirësimet e qëndrueshme në tregjet e punës nxitën uljen e varfërisë dhe mirëqenien e përbashkët.
Të ardhurat nga puna përbëjnë gjysmën e të ardhurave të përgjithshme familjare, tregjet e punës luajnë rol të kufizuar në uljen e varfërisë.
Banka Botërore vëren se, cilësia e punësimit është e ulët, ndërsa shumica punojnë në bujqësi me produktivitet të ulët dhe si punëtorë familjarë të papaguar. /Monitor/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/