Policia shet për sukses shkatërrimin e një baze përpunimi ku bllokoi vetëm...

Policia shet për sukses shkatërrimin e një baze përpunimi ku bllokoi vetëm 400 gramë kanabis

73
0
Shares

Nja lajm, sipas të cilit, “në Lushnjë, zbulohet një bazë përpunimi droge dhe se është arrestuar pronari i lokalit”, po bënë xhiron e tij në faqet informative on-line.
Kur e dëgjon e lexon këtë fjali, nuk mund të mos “mbash frymën”, për të mësuar sa më shpejtë se për çfarë baze bëhet fjalë dhe për ç’sasi droge është bllokuar.
Zhgënjimi është i madh, kur lexon frazën tjetër se “Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë sekuestruar (vetëm) 409 gramë kanabis sativa” dhe se “baza e përpunimit”, ishte “brenda një lokali”, pronari i të cilit Olsi Lika, 30 vjeç qenka arrestuar.
E kujt i duhen këto informacione “të bujshme” për këto sasira qesharake kanabisi të bllokuara në “baza përpunimi”…
Polica e Lushnjës nuk ka bërë asgjë më shumë se sa një gjetje të rëndomtë të një sasie modeste kanabisi, në një lokal të zakonshëm… E zakonshme është edhe shitja e panevojshme e këtij “operacioni”, çuditërisht pa emër, si sukses…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY