Vlorë, tentuan të vrasin dy presona, kapen nga policia

Vlorë, tentuan të vrasin dy presona, kapen nga policia

189
0
Shares

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi ka tentuar të vrasë më armë zjarri dy persona.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës pasditen e 21 janarit, ku Ilir (Sokol) Shakaj, 31 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri A. N, 47 vjeç, pronar i një dyqani kopje çelësash, dhe R. K, 22 vjeç.

Gjithashtu si bashkëpunëtor i Shakajt është arrestuar edhe Florjan Alliaj, 41 vjeç, nga Gjormi i Vlorës. Të dy personat kanë marrë dëmtime të lehta në trup dhe janë dërguar në spital.

Por në fakt zanafilla e konfliktit mes palëve është që në 17 dhjetor të vitti që lamë pas. Për motive banale, Florjan Alliaj, bashkë me Ardit Kola, të arrestuar tashmë, dhe Shakajn pas një konflikti fizik me A. N, kanë dëmtuar dyqanin e tij, duke thyerxhamin, kasën fiskale, dhe xhamin e makinës, si dhe e kanë kanosur për jetën. Konflikti ka nisur mes A. N dhe Florjan Alliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY