Llalla: Moszbulimi nga policia, arsyeja e pushimit e pezullimit të shumë procedimeve

Llalla: Moszbulimi nga policia, arsyeja e pushimit e pezullimit të shumë procedimeve

80
0
Shares

Foto Ilustruese

Mosfillimi apo pezullimi i një numri të konsiderueshëm të procedimeve, vjen për shkak të moszbulimit të autorëve nga ana e policisë.
Konstatimin e ka bërë sot prokuroi i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në analizën vjetore të prokurorive nën juridiksionin e Apelit të Shkodrës.
“Të gjitha prokuroritë (Shkodër, Pukë, Lezhë, Kukës, Tropojë) kanë të përbashkët numrin e lartë të procedimeve të pezulluara ose të mosfilluara. Është e qartë që rastet e pezullimit dhe mosfillimit, kanë të bëjnë me mungesën e zbulimit të autorëve nga agjencitë ligjzbatuese ose nga cilësia e referimeve të veprave penale. Por po e përsëris porosinë që kam përcjellë edhe në analizat e tjera. Na takon ne si prokurorë për të realizuar koordinimin ndërmjet institucioneve ligjzbatuese, me qëllim që informacioni i tyre të përpunohet në mënyrë të tillë që të shërbejë për ngritje akuzash. Po ashtu, kërkohet nga të gjithë ju që të shtohen rastet e analizimit të çështjeve konkrete me institucionet e tjera”, u shpreh midis të tjerave kryeprokurori.
Duke u ndalur te puna e secilës prej prokurorive, Llalla vlerësoi se, “Prokuroria e Shkodrës dhe e Lezhës kanë pasur rritje të ndjeshme procedimesh, ndërkohë që prokuroritë e Kukësit, Tropojës dhe Pukës kanë pasur numër më të ulët referimesh dhe rastesh për trajtim”.
Më tej, Prokuroi i Përgjithshëm u ndal në vepra të veçanta penale, si kultivimi dhe trafikimi i bimëve narkotike, falsifikimi i pronave, prerja e pyjeve, kontrabanda, krimet a financiare, etj., duke lënë porosi për secilën prej prokurive të Shkodrës, Pukës, Lezhës, Kukësit e Tropojës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY