Një sulmues i “Mancester” tek “Partizani”?

Një sulmues i “Mancester” tek “Partizani”?

93
0
Shares

Një sulmues italian që ka luajtur me Mancester mund të jetë pjesë e partizanit në këtë sezon. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar por trajneri Andrea Agostineli, pas miqësores me Apoloninë, pohoi se pret një dhuratë në sulm. Drejtuesit e Partizanit prej kohësh janë vënë në kërkim të një “pyke”.

Gjatë kësaj periudhe janë lakuar shumë emra, por deri tani asnjë nuk ka mbërritur, shkruan panorama sport ndërsa shprehet e sigurtë se drejtori Dritan Dervishi, prej disa ditësh është vënë në kërkim të gjetjes së “bombës” së merkatos.

Përforcimi “big” mund të jetë sulmuesi italian, Rolando Bianki. Flitet se drejtuesit e kuq i kanë nisur bisedimet me italianin, por në fund vendos presidenti Gaz Demi, i cili duhet të paguajë një faturë të kripur që Partizani të marrë shërbimet e 32-vjeçarit.

Sulmuesi ka një CV të pasur, pasi ka luajtur me skuadra elitare në Itali, Angli dhe së fundmi në Spanjë, te Majorka. Në janar, ai ka kaluar te Peruxhia, shkruan panorama sport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY