KLSH con në prokurori 4 drejtorë të Hipotekës së Shkodrës

KLSH con në prokurori 4 drejtorë të Hipotekës së Shkodrës

71
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, për periudhën Janar 2013 – Qershor 2015 duke bërë kallëzim penal për 14 drejtues dhe zyrtare të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për 4 ish-drejtues të ZVRPP Shkodër N.K, O.V, P.Z, I.N, 5 jurist B.L, R.H, V.P, E.Sh, A.N. dhe 5 hartograf B.Sh, S.H, G.T, A.T, R.G të cilët akuzohen për “Shpërdorim të detyrës”.

KLSH ka vlerësuar se dëmi i tyre monetar arrin në 5.8 milion lekë ndërkohë që janë shkelur procedurat e regjistrimeve të pasurisë.

Drejtuesit e Hipotekës së Shkodrës akuzohen se:

-Kanë regjistruar pasuri në të cilat nuk përcaktoheshin kufizimet si dhe të fotokopjuara dhe të panoterizuara;

-kanë regjistruar pasuri me Sekuestro Konservative duke lëshuar çertifikata pronësie, çka ka rezultuar më pas dhe në shitjen e këtyre pasurive;

-kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit;

-kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë;

-kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore.

Disa nga shkeljet më të rënda:

Në 22 raste, janë regjistruar pasuritë, pa u përcaktuar kufizimet në AMTP dhe pa kërkuar Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, vlefshmërinë ligjore të AMTP.

Në 64 raste, për sipërfaqen prej 40153 m2, ka bërë regjistrimin e pasurisë paluajtshme, si diferencë ndërmjet Librit të ngastrave (Prill 1996 – LN) dhe Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në pronësi të pronarëve, ndërsa duhet t`a regjistronte në pronësi shtet.

Në 16 raste, me sipërfaqe 3948 m2, ka bërë regjistrimin e pasurisë paluajtshme në pronësi të poseduesve trojet e shtëpive, ndërsa truallin duhet ta regjistronte në Seksionin “D” të kartelës së pasurisë së paluajtshme “Posedim”.

Në 8 raste, kanë regjistruar pasuritë pa përcaktuar sipërfaqen e sheshit të ndërtimit, sipërfaqja e ndërtimit, lartësia e kateve mbi dhe nën kat, distanca nga ndërtimet e tjera, nga aksi i rrugës dhe nga kufiri i pronës.

Në 76 raste, kanë regjistruar pasuritë me Sekuestro Konservative për llogari të Kreditorit “CEZ”sha, duke lëshuar çertifikata pronësie dhe duke shitur 76 pasuri të paluajtshme.

Në 87 raste, ka bërë regjistrimin e pasurive sipas kontratave të kalimit të pronësisë (Shitje me Rezervë e pronës), ZVRPP Shkodër ka marrë përsipër rreziqet që në çastin e dorëzimit.

Në 19 raste, kanë regjistruar pasuritë me vendim sipas nenin 25/b të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, ndërkohë vendimet nuk janë publikuar në faqen zyrtare në internet të ZVRPP Shkodër.

Në 4 raste, për sipërfaqen 44550 m2 tokë bujqësore, nuk ka nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë e paluajtshme në Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi të cilat nuk kanë të përcaktuara kufizimet.

Në 17 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive sipas lejeve të ndërtimit, ndërsa në dosje mungon dokumentacioni tekniko ligjor.

Në 10 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit, veprim në papajtueshmëri ligjin nr. 33, datë 29.04.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Në 2 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të kontratës ndërmjet pronarit të truallit dhe sipërmarrësit, veprime në papajtueshmëri me ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë me Leje legalizimi për objekt ndërtimi dhe shërbimi 11 kat, pasi zona është me studim urbanistik, ndërsa në këtë zonë nuk mund të legalizohen objekte ndërtimi mbi 5 kat.

Në 7 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë, si dhe mungon dokumentacioni tekniko ligjor.

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë “Livadh” me sipërfaqe 16600 m2 në Pulaj-Plazh, në mungesë të procesverbalit të dorëzimit të pronësisë ish-pronarëve nga KKKP.

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë sipas kontratës së shitblerjes nr. 2406/411, datë 09.04.2013, duke regjistruar më shumë truall me sipërfaqe 13490 m2 .

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë me kontratë dhurimi truall me sipërfaqe 750 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 400 m2 në Pulaj-Plazh, ndërkohë që kjo pasuri nuk ka qenë e regjistruar më parë në regjistrat publik e kartelat e pasurive të paluajtshme.

Në 2 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” me sipërfaqe 15324 m2 dhe sipërfaqe 16500 m2, duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore.

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë sipas kontratës së shitjes nr. 2297/383, datë 04.04.2013, Kabina plazhi (Velipojë) me sipërfaqe 2025 m2 nën/objekt dhe sipërfaqe totale 2887.92 m2, ndërsa privatizimi është bërë sipas vendimit nr. 480, date 05.11.1996, të KKKP ish-Pronarëve me njohje pronësie. Sipas kontratës së privatizimit Kabinat e Plazhit janë privatizuar me një sipërfaqe më shumë 2563 m2.

Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë tokë arë me sipërfaqe 20000 m2, me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) të fotokopjuar dhe pa noterizuar, si dhe nuk është bërë konfirmimi nga Komuna Velipojë dhe Këshilli i Qarkut Shkodër.

KLSH i ka rekomanduar Kryeregjistruesit të ZQRPP Tiranë, fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 20 nëpunës të ZVRPP Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY