Maturantët e këtij viti janë të pirur në masë drejt lëndëve shoqërore. Nga analiza e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, “Qytetaria” është lënda më e preferuar e mbi 25 mijë maturantëve dhe pas saj renditet gjuha e huaj, “Anglisht”, me mbi 12 mijë dhe vijon me Gjeografinë. Lënda e Qytetarisë ka një favor për ta pasi është vetëm një libër i cili mund të mësohet më lehtë se lëndët e tjera.
“Krahas 3 provimeve të detyruara, maturantët janë të detyruar të zgjedhin dy lëndë me zgjedhje. Nga analiza paraprake gjuha e huaj Anglisht, Qytetari dhe Gjeografia kanë numër të konsiderueshëm të maturantëve”,- deklaroi drejtoresha e AKP-së.
Shifrat e këtij viti edhe pse të pritshme për këtë tendencë, për specialistët brenda ka edhe pak pragmatizëm për të zgjedhur lëndët më të lehta që të maksimizojnë pikët.
“Tejet e pritshme që gjuhët e huaja të kërkohet nga maturantët, por lëndët shoqërore është një lloj tendence. Por gjykoj se është një lloj pragmatizmi pasi lëndët shkencore kërkojnë më shumë punë dhe përkushtim. Tezat nuk është se janë shumë të thjeshta për të arritur pikët maksimale, pra nuk mund të themi se janë të dobët në lëndët shkencore por ndoshta për një siguri më të madhe duan të përzgjedhin lëndët shoqërore”- nënvizoi Vrapi
Maturantët mbyllën preferencat e tyre më datë 5 prill në formularin e quajtur A1. Ndërsa maturantët e viteve të shkuara, ata që kanë studiuar jashtë do duhet të aplikojnë sipas një grafiku të përcaktuar deri më 10 Prill.
“6-10 Prill është koha kur këta mund të aplikojnë në bazë të një kalendari për tu bërë pjesë e sistemit. Në datën 10 prill mbyllet aplikimi. Agjencia ndoshta mund të shtyjë një ditë më pas për të vonuarit që nuk kanë pasur mundësi të bëhen pjesë për shkak të mungesës së informacionit apo nuk kanë qenë në kohë në aplikim”.
Specialistët pasi mbyllën sistemin për maturantët u bëjnë thirrje maturantëve të viteve të shkuara të nisin aplikimet deri më 10 prill në sistem.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/