Meta pret Haradinajn: Zgjedhjet e lira, sjellin stabilitet në të gjithë Ballkanin

Meta pret Haradinajn: Zgjedhjet e lira, sjellin stabilitet në të gjithë Ballkanin

122
0
Shares

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.
Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY